Kryesore Rama: Vaksinimi në Shqipëri nuk do të jetë me detyrim, nuk do...

Rama: Vaksinimi në Shqipëri nuk do të jetë me detyrim, nuk do të penalizohet askush

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se asnjë prej atyre që nuk vaksinohet nuk do të penalizohet. Rama tha se procesi i vaksinimit është me dëshirë dhe jo me detyrim.

Më tej ai shtoi se ka shumë “çuna që rrinë në Facebook” dhe kanë frikë se mos Bill Gates do u fusë çipin, prandaj sipas tij nuk do të ketë asgjë me detyrim.

“Nuk do të penalizohet askush nëse nuk vaksinohet. Kjo pasi është shumë e thjeshtë që vaksina nuk është me detyrim, kush dëshiron e bën. Është shumë e këshillueshme, pasi është e vetmja armë kundër COVID-19.

Është një armë ofensive, pasi e imunizon njeriun dhe e lufton virusin. Por njerëzit kanë mendjen e tyre, ka çuna Facebook-u me diplomë false që rrinë në kafe dhe kanë frikën e Bill Gates se do u marrë sekretit e filxhanit. Ka fallxhore që flasin drejtpërdrejtë me të plotfuqishmin dhe ka frikë nga djajtë”, tha kreu i qeverisë.