Politika Rama vesh tunikën arabe, njofton ftesën për të vizituar Riadin, do të...

Rama vesh tunikën arabe, njofton ftesën për të vizituar Riadin, do të takohet me Princin e Kurorës

Kryeministri Edi Rama është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Në një postim në Instagram, i veshur edhe me tunikë arabe, kreu i qeverisë shqiptare njofton ftesën që ka marrë nga Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin.

Sipas tij qëllimi i vizitës do të jetë takim thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, teksa vlerëson Princit të Kurorës, si një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falënderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruan Rama.