Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një videokonferencë me kancelarin austriak Sebastian Kurz. Lajmin e jep vetë Kurz, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai thotë se mes të dyve është diskutuar për luftën e përbashkët kundër terrorizmit e ekstremizmit, pandeminë e Covid-19 dhe mbështetjen për Shqipërinë në procesin e negociatave.
“Sapo pata një videokonferencë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryesuesin e Zyrës së OSBE-së, Edi Rama, për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandemisë së Covid-19 dhe mbështetjes për Shqipërinë në procesin e negociatave. BE-ja do të plotësohet kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i bashkohen asaj”, shkruan Kurz.
I just had a good videoconference with #Albania’s Prime Minister and #OSCE Chairperson-in-Office @ediramaal on the joint fight against #terrorism & extremism, the #COVID19 pandemic and our support for Albania’s #EU accession process. pic.twitter.com/ZPGzgWuGqK
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) November 16, 2020