Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me 14 dhe 15 Prill një vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe një vizitë pune në Turqi. Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën zyrtare të kreut të qeverisë.
Të enjten në mëngjes ai do të shkojë në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Axerbajxhanit, Ilham Aliyev. Po ashtu, pritet që të zhvillohen edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe Kryeministrin Ali Asadov.
Ndërkohë të premten, kreu i qeverisë do të shkojë në Stamboll ku pritet të ketë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.
Kjo vizitë e kreut të qeverisë vjen pas asaj që pati në Gjermani.
Axhenda e Kryeministrit:
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”