Kryeministri, Edi Rama gjatë seancës së kaluar në Parlament foli për planin e qeverisë shqiptare për të dërguar dy satelitë në orbitë.
Rama gjatë intervistës në emisionin “Now” të gazetares Erla Mëhilli në Euronews Albania tha se bëhet fjalë për një projekt që do të realizohet shumë shpejt.
Kreu i qeverisë tha se deklarata nuk u bë vetëm për të larguar vëmendjen nga akuzat e opozitës, por bëhet fjalë për një projekt serioz.
Kryeministri tha se qëllimi kryesor i lëshimit të satelitëve në orbitë do të jetë mundësia për të kontrolluar më mirë territorin e vendit.
“E kam thënë seriozisht dhe më vjen keq për të gjithë ata që bëjnë kompetentin. Satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të jenë në Orbitë dhe do të na bëjnë të mundur për të pasur një kontroll shumë më cilësor mbi territorin”, deklaroi Rama.