Politika Rama zbulon se çfarë bisedoi sot “me miqtë ndërkombëtarë”

Rama zbulon se çfarë bisedoi sot “me miqtë ndërkombëtarë”

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, bëri me dije se ditën e sotme ka biseduar me “miq ndërkombëtarë jashtë vendit për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj”.

“Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës.

Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it”, shkroi Rama në rrjetin social.