Kryeministri Edi Rama përjashtoi një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike nëse në 25 prill nuk merr votat e nevojshme për të formuar i vetëm qeverinë.
Pyetje: Ju shpreheni besimplotë se në betejën e 25 Prillit, socialistët do të fitojnë zgjedhjet? Në rast se shqiptarët nuk do t’ju votëbesojnë për një mandat të tretë fitues, pra nuk do të arrini dot të merrni votat e mjaftueshme për të bërë vetëm qeverinë, a do të bashkëpunoni me Partinë Demokratike? Do të kemi një bashkëqeverisje PD-PS? Ka modele të ngjashme në vende me demokraci të konsoliduara.
Kryeministri Edi Rama: “Ditën që shqiptarët nuk do të më besojnë të jem në rolin e Kryeministrit, do t’i përqafoj të gjithë shqiptarët që asnjëherë nuk do i gjej fjalët për ta shprehur dhe do t’ju them puna mbarë atyre që do të marrin stafetën”.