Kryeministri Edi Rama bëri me dije se është konsultuar me kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven dhe kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz për masat kundër koronavirusit dhe lehtësimin e tyre.
Ai shton se mori opinionet më të mira nga dy miqtë që vlejnë për hapjen e mëtejshme.
“Siç e dini, Austria ka të njëjtën strategji me ne, ndërsa Suedia është ndryshe nga të gjithë dhe unikale. Sot kam pasur diskutime me kryeministrin e Suedisë dhe kancelarin e Austrisë. Të dy më kanë komplimentuar për arritjet e Shqipërisë për këtë situatë. Pasi ajo renditet në vendet me bilancin më të mirë të mundshëm në këtë luftë botërore. Austria ka një strategji të njëjtë me ne, Suedia e ka ndryshe dhe unikale në krahasim me të gjithë vendet.
Shënova opinionet e dy miqve që më vlejnë për të verifikuar planin tonë të hapjes mbi bazën e informacioneve të marra nga udhëheqës që janë në vijën e parë të kësaj përpjekje. Hapja graduale ka riskun e saj. Duhet ta dinë që është dhe mundësia e rikthimit këtu ku jemi nëse numri i infektimeve rritet. Asnjë vend apo ekspertizë nuk thotë se përsa kohë ka jetë infeksioni do zhduket pa dalë vaksina. Virusi nuk zhduket me magji apo mbyllja hermetike. Varet nga ne sa ai mund të na dëmtojë. Distancimi social, respektimi i rregullave duhet të respektohet duke menduar prindërit, fëmijët, miqtë”, deklaroi Rama.