Kryesore Ramadani: Italisë dua t’i bëj gol në minutën 85’

Ramadani: Italisë dua t’i bëj gol në minutën 85’

Më 15 qershor, Shqipëria luan ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë, një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe plot emocione.

Futbollisti i Kombëtares, Ylber Ramadani, në një konferencë me gazetarët shqiptarë sot nga Gjermania, shprehu dëshirën për t’i shënuar gol Italisë në minutën 85’.

“Në minutë 85’ që ta mbyllnim sa më mirë”.

Megjithëse Italia ka një ekip të konsoliduar, Ramadani tha se e njohin lojën e tyre për shkak një pjesë e kuqezinjve luajnë në kampionatin italian.

“Çdo lojtar të Italisë pothuaj e njohim si luajnë, ne i dimë sepse kemi luajtur kundër tyre edhe gjatë kampionatit. Të treja këto ndeshje janë shumë të forta. Në ndeshje duhet të hyjmë që të marrin rezultatin që na duhet. Më motivon edhe më shumë kur dikush nuk më vlerëson fare sepse në heshtje mund t’i thuash çdo gjë”.