Bota Raporti i inteligjencës amerikan: Putin i sëmurë, vdekja e tij do të...

Raporti i inteligjencës amerikan: Putin i sëmurë, vdekja e tij do të sjell kaos

“Vladimir Putin iu nënshtrua një trajtimi kundër kancerit në muajin prill”, thuhet në një raport të klasifikuar amerikan të cituar nga tabloidët britanikë. Zyrtarët e rangut të lartë citojnë burime të brendshme të Kremlinit që “po ndjejnë se fundi është afër” për presidentin 69-vjeçar rus.

Është përfolur prej kohësh se Putini ka qenë duke luftuar me probleme shëndetësore si kanceri ose Parkinson. Tre shefa të spiunazhit amerikan që i përkasin Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare, Forcave Ajrore të SHBA-së dhe Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes pohojnë se raporti i fundit i inteligjencës mbi shëndetin e Putinit tregon se ka shqetësime për paranojën e tij për të mbajtur pushtetin.

Zyrtarët e inteligjencës thanë se “përkeqësimi i shëndetit të Putinit do t’i bëjë më pak të mundshme perspektivat e luftës bërthamore, por vdekja e tij do të shkaktojë kaos”.

Një oficer i lartë i inteligjencës i tha “Newsweek”: “Fuqia e Putin është e fortë, por jo më absolute. Lëvizjet brenda Kremlinit nuk kanë qenë kurrë më intensive gjatë sundimit të tij. Të gjithë e ndjejnë se fundi është afër.”

Ndërsa një drejtues i lartë i Forcave Ajrore shtoi: “A është Putin i sëmurë? Absolutisht po. Por ne nuk duhet të lejojmë që pritja për vdekjen e tij të nxisë veprime proaktive nga ana jonë. Një vakuum pushteti pas Putinit mund të jetë shumë i rrezikshëm për botën.”

Kremlini nuk ka komentuar mbi operacionin e supozuar të kancerit, por këmbëngul se Putin është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fundjavën e kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë zërat për shëndetin e keq të Putinit në një intervistë në TV francez. Disa raporte pretendojnë se Putin gjithashtu ka demencë të Parkinsonit ose është në fazën e hershme.

Ai është dukur gjithnjë e më i brishtë dhe i fryrë në fytyrë gjatë javëve të fundit.

Imazhet e tij të ulur me një batanije mbi gjunjë gjatë paradës së Ditës së Fitores në fillim të këtij muaji ishin larg nga personi i pamposhtur i njeriut të fortë që ai pëlqen të portretizojë.

Ndërkohë, dështimi i Putinit për të marrë pjesë në angazhimet kryesore dhe zhdukja e tij gjatë një transmetimi televiziv shtetëror i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Ka edhe burime të MI6 që mendojnë se Putin mund të ketë vdekur tashmë. Daily Star raporton se në daljet e fundit publike mund të jetë përdorur një sozi, pasi miqtë e tij në Kremlin duan të mbulojnë vdekjen e tij në një përpjekje për të marrë pushtetin.

Ka pasur zëra se shëndeti i “luftëtarit Putin” është përkeqësuar muajt e fundit pasi fytyra e tij është fryrë. Shefat e lartë të MI6 thonë se presidenti rus ka qenë i sëmurë rëndë kohët e fundit dhe se vdekja e tij ka të ngjarë të mbulohet.

Vetëm tri javë më parë, shefi i spiunazhit ukrainas, Kyrylo Budanov, mjaft i afërt Zelensky, gjatë një intervistë konfirmoi se sipas të dhënave të inteligjencës, Putin është i sëmurë rëndë me kancer: “Po zhvillohet një grusht shteti që nuk mund të ndalohet më. Putin është në kushte shumë të këqija psikologjike dhe fizike, është shumë i sëmurë”. E ndërsa u pyet nëse kjo është propagandë e Kievit, u përgjigj: “Jam shefi i inteligjencës, nëse nuk i di unë këto gjëra, kush duhet t’i dijë?”.