Popullsia myslimane në pjesë të Evropës, përfshirë Britaninë, mund të trefishohet deri në vitin 2050, thonë studiuesit, raporton e përditshmja Daily Mail.
Shifrat në një raport të ri sugjerojnë një ndarje të ashpër lindje-perëndim, me pjesën myslimane të popullsisë së Britanisë së Madhe që ka shënuar rritje nga 6.3 për qind në 2016 në 16.7 për qind sipas një skenari.
Studimi nga Qendra Kërkimore Pew arrin në përfundimin se popullsia myslimane e Evropës do të vazhdojë të rritet gjatë dekadave të ardhshme edhe në qoftë se ndalohet imigrimi në kontinent.
Sipas skenarit “zero migracion”, myslimanët do të përbënin 7.4 përqind të popullsisë së Evropës deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9 përqind që përbënin vitin e kaluar.
Studiuesit thonë se kjo është kryesisht për shkak se niveli i lindjeve për myslimanët është përgjithësisht më i lartë se sa për evropianët e tjerë.
Vendet, përfshirë Belgjikën, Francën dhe Italinë do të shohin ndryshimin më të madh në skenarin “zero migracioni” sepse ata kanë një popullatë të re myslimane.
Ekspertët në Pew Research Center, në Uashington, SHBA, modeluan tre skenarë për vlerësimin e numrit të myslimanëve që do të jetonin në Evropë deri në vitin 2050.
Të tre skenarët përdorën një vlerësim prej 25.8 milionë në mesin e vitit 2016 si një bazë, por supozuan norma të ndryshme migrimi në të ardhmen.
Sipas skenarit “zero migracion”, rreth 30 milionë myslimanë do të përbënin 7.4 përqind të popullsisë së Evropës deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9 përqind që përbënin vitin e kaluar.
Studiuesit thanë se kjo është më së shumti për shkak se myslimanët janë mesatarisht 13 vjet më të rinj se evropianët e tjerë dhe gjithashtu kanë një nivel më të lartë lindjesh.
Studimi vlerëson se 58.8 milionë myslimanë do të përbënin 11.2 për qind të popullsisë në një skenar të “migrimit të mesëm” që nënkupton migrimin me një ‘shpejtësi të rregullt’.
Në skenarin e “migrimit të lartë”, studimi parashikon që rrjedha rekord e emigrantëve që erdhën në Evropë midis viteve 2015 dhe 2016 do të vazhdojë pafundësisht, duke rezultuar në 75 milionë myslimanë në Evropë, një rritje prej 14 përqind, deri në mesin e shekullit.
Edhe me imigracionin më të madh, myslimanët do të “vazhdojnë të jenë shumë më të vegjël se popullatat e të krishterëve dhe njerëzve pa fe në Evropë”, përfunduan hulumtuesit.