“Tre shkencëtarë të laboratorit të Wuhan u sëmurën në nëntor 2019”, zbulon raporti. Dr. Anthony Fauci: “Nuk e dimë akoma se si lindi ky virus. Është e nevojshme të ndërmarrim një hetim ndërkombëtar”
Një raport sekret i inteligjencës amerikane i publikuar Wall Street Journal rikthen debatin origjinën e Covid-19
Të dhënat e inteligjencës amerikane zbulojnë se tre shkencëtarë të laboratorit Wuhan u sëmurën në nëntor 2019 dhe kishin nevojë për shtrim në spital. Këto janë detaje deri më tani të papublikuara.
Raportet e mëparshme kanë vërejtur sëmundjen e disa punonjësve në laboratorin për kërkime mbi koronavirusin dhe patogjenët e tjerë para fundit të vitit 2019, me tezën që kjo sëmundje mund të jetë rezultat i koronavirusit ose sëmundjeve të tjera sezonale, siç është gripi.
Raportet e reja janë më precize për kohën e sëmundjes së punonjësve të laboratorit Wuhan, si dhe numrin e njerëzve që u sëmurën, ndërsa fakti që ata kishin nevojë për shtrim në spital flet për shanse të ulëta që një patogjen tjetër përveç SARS-CoV-2 të mund të ketë shkaktuar sëmundjen e tyre.
Pandemia COVID-19 filloi në Wuhan në fund të vitit 2019. Megjithëse ishte logjike të konkludohej se virusi u transmetua tek njerëzit nga lakuriqët e natës në laboratorin në Wuhan, autoritetet kineze e mohuan atë. Në përgjigje të një hetimi zyrtar nga Wall Street Journal, autoritetet kineze janë përgjigjur se Shtetet e Bashkuara po ekzagjerojnë teorinë e laboratorit.
David Asher, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit i cili udhëhoqi hetimin për origjinën e virusit, komentoi se ai nuk besonte se në kushte laboratorike, tre shkencëtarë mund të ishin infektuar me ndonjë patogjen tjetër, siç është virusi i gripit të zakonshëm. Fakti është që ata punuan me koronavirusë, u sëmurën dhe përfunduan në spital.
Një zëdhënëse e Këshillit të Sigurimit Kombëtar nuk e komentoi njoftimin e Wall Street Journal, por tha se administrata e Biden ka ende “pyetje serioze në lidhje me ditët e para të pandemisë, duke përfshirë origjinën e saj në Republikën Popullore të Kinës”.
Ajo shtoi se ata nuk duan të paragjykojnë përfundimet e studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi origjinën e virusit, por kërkojnë që të gjitha teoritë e besueshme të shqyrtohen në detaje.
Në mars, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Kanadaja dhe Britania shprehën shqetësim në lidhje me drejtimin e hetimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi origjinën e pandemisë dhe kërkuan verifikime shtesë të të dhënave nga fazat e hershme të përhapjes së sëmundjes.
Në ditët e kaluara, edhe dr. Anthony Fauci tha se “nuk është i bindur” që COVID-19 u zhvillua natyrshëm dhe bëri thirrje për një hetim të hapur për origjinën e tij pasi Kina përballet me presion në rritje për të siguruar transparencën mbi çështjen.
“Nuk e dimë akoma se si lindi ky virus. Është e nevojshme të ndërmarrim një hetim ndërkombëtar, të hapur për të gjithë shkencëtarët e planetit. Shpresoj që kinezët të jenë dakord dhe të pranojnë të bashkëpunojnë“, deklaroi Fauci. Një kërkesa e mbështetur edhe nga Bashkimi Europian dhe 13 vende të tjera si Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Kanadaja dhe Britania. Është dakord edhe Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Problemi është se qeveria e Pekinit mendon se i ka të thënë të gjitha.