Një raport i World Wide Fund for Nature paralajmëron se Mesdheu po shkon drejt shndërrimit në një det tropikal. Temperaturat në detin ku hyn edhe vendi ynë po rriten 20% më shpejt sesa mesatarja botërore çka ka sjellë për pasojë e ndryshimin e regjimit migrator të peshqve. Barrakuda p.sh, një peshk i Mesdheut jugor ka lëvizur drejt veriut, ndërkohë që nga Kanali i Suezit kanë hyrë 1000 specie invazive që kanë zëvendësuar speciet origjinale.
Aspekti më shqetësues në këtë kontekst është se ngrohja po dëmton dhe kërcënon zhdukjen e barit detar, Posidonia oceanica, që kap mbi 42% të emetimeve të karbonit në Mesdhe.
Në vitet e shkuara është folur edhe për thatësira të paprecedenta në zonat përqark Mesdheut që jep idenë se baseni ka hyrë në një cikël kërcënues për stabilitetin e vendeve që lag.