Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se norma e interesit të depozitave nuk do të ndryshojë, ndërsa rritja ekonomike do të vazhdoje.
Gjatë prezantimit të Raportit tremujor të Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se “ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse”.
Po sipas tij, rrija ekonomike ka qenë më e lartë se pritshmëria.
Një tjetër tregues pozitiv është edhe rritja e konsumit dhe e investimeve private, që sipas tij, kanë si shkak rritjen e besimit në ekonomi dhe të investimeve të huaja direkte.
“Rritja ekonomike do ta mbajë ekonominë në ekuilibër dhe do të kthejë inflacionin në objektivin që është vendosur”, tha Sejko.
Banka e Shqipërisë vëren se ka nisur rënia e normës së papunësisë, përmirësim ky që do të mundësojë rritjen e pagave, ndërsa norma e interesit do të jetë 1.25 për qind.