Bota Raportoi për shpërthimin e virusit në Wuhan, dënohet gazetarja në Kinë

Raportoi për shpërthimin e virusit në Wuhan, dënohet gazetarja në Kinë

Një gazetare në Kinë është dënuar me 4 vite burgim sepse ka raportuar për shpërthimin e COVID-19 në Wuhan rreth një vit më parë. Sipas gjykatës së Shangait, e cila dha vendimin, Zhan u shpall fajtore për nxitje të incidenteve, në kohën kur raportoi të dhënat e para për virusin nga qyteti vatër i Wuhan, që atëherë konsiderohej një pulmoni misterioze.

Raportimet e 37-vjeçares, Zhang u publikuan në mediat sociale dhe tërhoqën menjëherë vëmendjen e autoriteteve. Ajo u arrestua në maj dhe u akuzua për të dhëna false në reportazhet që u ndanë në Twitter, YouTube e WeChat

Zhan raportoi me telefonin e saj nga rrugët e boshatisura në Wuhan dhe tregoi se spitalet ishin të mbipopulluara. Gjatë raportimeve 37-vjeçarja kishte deklaruar se situata ishte shumë e rëndë dhe kërkoi që autoritetet të merrnin masa.

Avokati i gazetares ka treguar se vendimi do të apelohet dhe shtoi se klientja e tij po dënohet për lirinë e shprehjes dhe jo për shkaktim të trazirave.

Gazetarja është arrestuar në maj dhe në mes të Qershorit u fut në greve urie, por sipas avokatit është ushqyer me forcë. Tashmë ajo do të vuajë dënimin me 4 vite burgim.