Mjekët shqiptarë mund të jenë përballur me raste Covid-19 shumë javë para datës 8 mars, kur u konfirmua zyrtarisht rasti i parë me virusin. Pretendimi mbërrin nga mjeku Gëzim Xhepa. Xhepa e ka hedhur edhe më herët në publik tezën se Shqipëria e ka kaluar pikun e epidemisë para vendosjes së gjendjes së karantinës. Tani, ai thotë se ka edhe prova për këtë.
Ai publikon imazhet e mushkërive të pacientëve, që sipas asaj që pretendon mjeku janë shtruar në spital në datat 15-20 janar.
“M’u ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15-20 janar, në disa raste në Infektiv dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të konsiderohet lagje e Milanos!”, shkruan mjeku Xhepa.
Imazhet e publikuara doktor Xhepa thotë se janë të siguruara nga Dr. Renato Osmënaj, imazherist që identifikoi i pari në vendin tonë identitetin imazherik pulmonar të Covid-19 dhe pasojat e tij tek mushkëritë e njeriut.
Pas publikimit të këtyre imazheve, mjeku Xhepa kërkon nga Komiteti Teknik që këto fakte që ai përcjell t’i marrë seriozisht dhe të përcaktojë një strategji të shpejtë zhbllokuese për kalimin nga izolimi në distancim dhe rikthimit të normalitetit brenda një edukate të distancimit fizik.
Për këtë publikim ka reaguar Silva Bino, e cila shprehet se “profesionistët e vërtetë nuk dalin në media me fakte të tilla“.
Bino shprehet entuziaste se në vendin tonë është shmangur skenari italian, ndërsa mjekët Xhepa dhe Osmënaj thonë se “në vendin tonë nuk mund të flitet për sukses e masa të rrepta izoluese sa kohë që virusi ka qarkulluar prej një kohe kaq të gjatë”.
Postimi i Silva Binos:
“Njerezit mund te bejne hamendesime por kur bejne disa qe e quajne veten profesioniste ne zanatin e tyre kjo me cudit pa mase. Deri me sot nuk kam degjuar asnje opinion nga shoqata te caktuara profesioniste ne lidhje me ceshtje te caktuara te infeksionit te cilat debatohen midis profesiostesh dhe dalin me konkluzione.
E kuptoj fare mire qe te gjithe jane infeksioniste, virologe dhe epidemiologe ne kete moment. Semundjet infektive jane iteresante te besh opionistin por kjo vlen per ata qe nuk jane profesioniste e jo per ata qe e konsiderojne veten te tille. Tani duhet te ishte momenti te te gezoheshit qe fale nje pune te profesionisteve epidemiologe, imfesioniste, virologe ne Shqiperi nuk ndodhi skenari italian. Beni verejtje per te permiresuan punen tani dhe ne muajt qe vijne pasi sfida te reja do te kemi por ruajeni veten pasi mania per protagonizem ju nxjer qesharake ne planin profesional pa cka se populizmi do ju mbuloje me lavde te cilat sic ngrihen ashtu dhe bien.
Faktet tona nuk dalin ne facebook por atje ku gjykohen me mire ne mjedisin shkencor. Hamendesimet tuaja shkruajini e argmentojini si duhet botojini ne artikuj nderkombetare bile me shkalle impakti sic i thone atje ku debatohet e verteta e jo per te coroditur njerezit. Besoj se sot duhet ti gezohemi jetes me 519 te sheruar, duhet tu themi falemnderit te gjithe ekipit te sherbimit epidemiologjik kudo qe me te gjtha mangesite qe kane bene ate qe askush nga ata hamendesues nuk e beri, te gjithe ekipit te infektivit qe me vetmohim beri te pamunduren, per te gjithe ekipin e ISHP qe nuk pati kure asnje vonese dhe testoi naten dhe diten qe rezultatet te jepeshin brenda 24 oreve dhe puna e gjurmimit, hetimit dhe izolimit te ndodhte brenda 24 oreve. Gezojuni kesaj e falenderoni kete gje kritikat e nevojshme duhet ti debatojme neser pasi vetem duke i analizuar permiresohemi por me profesionalizem dhe jo keqdashesi e mungese diturish”.