Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka reaguar për rastin e prokurorit Bujar Sheshi.
Susanne Schütz: “Nuk i njoh të gjitha detajet e procesit por për mua është mjaft e rëndësishme të theksoj edhe njëherë se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian është shumë e rëndësishme që reforma në sistemin e drejtësisë të mund të ecë përpara.
Dimë gjithashtu se këshillat përkatës KLP dhe KLGJ janë duke punuar në këtë drejtim pikërisht që reforma në drejtësi të mund të zhvillohet edhe në të ardhmen. Dhe sigurisht po kaq e rëndësishme është që edhe qytetarët të mund të ruajnë besimin e tyre tek institucionet.”