Ka vende në Europë dhe botë që po bëjnë çdo gjë për të pasur doza vaksine të mjaftueshme për Covid-19.
Por ka dhe vende që një sasi të bollshëm e kanë, por nuk duan ta përdorin. Ky është rasti i Ukrainës, ndoshta vendi ku opinioni publik është më refuzuesi ndaj fushatës së vaksinimit.
Vendi ka marrë rreth 500 mijë vaksina të AstraZeneca, dhe një sasi tjetër nga kinezja Sinovac, por deri më tani vetëm 23 mijë persona janë vaksinuar, dhe trendi nuk duket se do të ndryshojë për momentin.
Por shifrat janë edhe më domethënëse, nëse mësohet se pjesa më e madhe e të vaksinuarve, rreth 14 mijë, është e përbërë nga ushtarakët që patrullojnë kufirin lindor me provincat rebele pro ruse, pas një konflikti të përgjakshëm, që ende vijon me ritme më të ulëta dhe që ka shkaktuar në vend më viktima se vetë pandemia.
Sipas një sondazhi të këtyre ditëve, rreth 60% i popullsisë refuzon të vaksinohet, ndërkohë që kjo shifër një muaj më parë nuk kalonte 40%.
Në periferitë e vendit, mosbesimi është edhe më i madh. Në një reportazh të Associated Press, tregohet rasti i qytezës së Selydove, 700 kilometra nga Kievi, ku vetëm 5% i vetë mjekëve pranoi vaksinimin, duke detyruar stafin që kishte ardhur nga kryeqyteti t’ia injektojë vetes që mos të shkonte dëm.
Por cilat janë arsyet e këtij mosbesimi? Në radhë të parë, dyshimet për korrupsion. Dyshimet janë të forta që cilësia e vaksinave nuk është e mirë ashtu si dhe ruajtja e tyre, veçanërisht në rastin e vaksinës kineze.
Sipas një sondazhi të këtyre ditëve, rreth 60% i popullsisë refuzon të vaksinohet, dhe disa politikanë e kanë fryrë mosbesimin me akuzat e tyre.
Ndërkohë, bilanci rritet dita-ditës. Vendi me 41 milionë banorë ka regjistruar rreth 1.4 milionë të infektuar, ndërkohë që viktimat kanë kaluar 28 mijë.