Kryeministri Edi Rama reagoi sërish, kësaj radhe në Twitter, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që vendosi të shpallë të pavlefshëm mandatin e Agim Kajmakut. si kryetar i Bashkisë Vorë.
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje. Po ashtu, Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”, shkroi Rama në rrjetin social.