Zyrtarët e Koresë së Jugut njoftuan sot se 91 pacientë të menduar të të shëruar nga koronavirusi i ri rezultuan sërish pozitivë, raporton Reuters.
Perspektiva që njerëzit të riinfektohen nga virusi është shqetësim ndërkombëtar, pasi shumë vende shpresojnë se popullsitë e infektuara do të zhvillojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar ringjalljen e pandemisë.
Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), tha në një konferencë për shtyp se virusi mund të jetë riaktivizuar te pacientët dhe jo që ata janë riinfektuar.
Ekspertë të tjerë mendojnë se mbetjet e virusit mund të jenë akoma në sistemet e pacientëve, por nuk përbëjnë rrezik për bartësin ose të tjerët.
Gati 7 000 koreano-jugorë janë raportuar si të shëruar nga COVID-19 deri tani.