Ky është 30-vjeçari shqiptar Ardian Zagani, vdekja e të cilit ndërsa udhëtonte me biçikletë ka ngjallur reagime të forta në Londër.
I riu shqiptar i përshkruar si njeri i jashtëzakonshëm nga shokët e kolegjit u përplas për vdekje nga një makinë në kryeqytetin britanik.
Drejtuesja e mjetit që përplasi shqiptarin fillimisht u arrestua, por më pas u la e lirë nga Scotland Yard.
Ai ishte viktima e 6 e këtij viti mes çiklistëve ndaj edhe ngjarja po bën jenonë në shtypin britanik.
Grupi “STOP vrasjes së Çiklistëve” ka paralajmëruar një protestë homazh për shqiptarin dhe viktimat e tjera çiklistë të rrugës.
Manifestimi do të mbahet të hënën e 4 shtatorit dhe grupi ka kërkuar pjesëmarrje masive.
“Sillni lule, qirinj dhe pankarta”, thuhet në thirrjen e grupit organizator të protestës.
Aksidentet e çiklistëve në rrugët e Britanisë së Madhe gjithmonë ka shkaktuar debate të forta.