Reagimi i gjatë i kryeministrit Edi Rama për investigimin e Rai 3 sollën reagimin e Gazment Bardhit.
Kreu i grupit parlamentar të PD thotë se shefi i qeverisë i ikën të vërtetës me fjalë boshe.
“Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Deputeti demokrat thotë për Ramën se e ka bërë Shqipërinë parajsë për eksponentët e rrezikshëm të krimit.
“Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, pohon Bardhi, duke replikuar ndaj pretendimit të Kryeministrit se këto investigime vijnë pasi Shqipërisë nuk ia falin suksesin e viteve të fundit.