Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PD-së për përjashtimin e saj, Sali Berishës dhe 7 anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.
Vokshi thotë se nga PD-ja nuk e përjashtojnë dot një grup uzurpatorësh që e partinë e kanë mjet për pasurimin personal.
Reagimi i plotë i Albana Vokshit:
Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në.
Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.
I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.
Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022.
Në demokraci sovrani vendos!