Sport Real Madrid është kampion i botës, fiton Kupën Interkontinentale: Ancelotti bën historinë

Real Madrid është kampion i botës, fiton Kupën Interkontinentale: Ancelotti bën historinë

Titulli i pestë i vitit 2024, i dyti sezonal i Real Madrid dhe i 15 për teknikun e Blancos Carlo Ancelotti në krye të klubit: askush si ai. Finalen e Kupës Interkontinentale, fituar 3-0 kundër Pachuca e vendosën golat e Mbappé, Rodrygo e Vinicius

Real Madrid ka fituar Kupën Interkontinentale 2024 me një fitore të thellë 3-0 ndaj meksikanëve të Pachuca në stadiumin Lusail të Dohas, Katar. Golat u shënuan nga Mbappé, Rodrygo dhe Vinicius (me penallti), duke siguruar titullin e pestë për vitin 2024 dhe të dytin për sezonin aktual për “Los Blancos”.

Ky trofe është pjesë e përpjekjes së Real Madrid për të arritur një “shtatëshe” historike, pasi janë në garë për shtatë kompeticione gjatë sezonit 2024-2025.

Ky triumf ishte gjithashtu një moment krenarie për trajnerin italian Carlo Ancelotti, i cili u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit. Ai tani numëron 15 trofe të fituar si trajner i Real Madrid, duke kaluar Miguel Muñoz, i cili kishte fituar 14 trofe në 605 ndeshje. Ancelotti e arriti këtë rekord në vetëm 316 ndeshje, duke fituar një trofe çdo 21 ndeshje. Në total, Ancelotti tani ka fituar 30 trofe në karrierën e tij si trajner (ose 31, duke përfshirë Kupën Intertoto të vitit 1999 me Juventus).

Carlo Ancelotti në histori

Ky është titulli i nëntë i Kupës Interkontinentale ose Kupës së Botës për Klube për Real Madrid, duke përfshirë katër trofe të Kupës Interkontinentale dhe pesë të Kupës së Botës për Klube, që të dyja janë rekorde absolute. Për italianin Ancelotti, ky është një sukses që vjen 35 vjet pas triumfit të tij të parë si lojtar me Milan, kur fitoi Kupën Interkontinentale në vitin 1989 kundër kolumbianëve të Nacional.