Reali i Madridit ka realizuar një përmbysje të madhe në ndeshjen në Bernabeu ndaj Dortmundit. Në pjesën e parë, gjermanët udhëhoqën 0-2, por në të dytën u përballën me uraganin madrilen të udhëhequr nga braziliani Vinicius.
Braziliani realizoi 3 gola në këtë sfidë, ndërsa shënuan edhe Rudiger e Lucas.
Në ndeshjen e tjera të kësaj të marte në Champions bie në sy humbja e Juventusit në shtëpi 0-1 në fund nga Stuttgart. Bardhezinjtë kanë pësuar kështu humbjen e parë të sezonit.
Kur janë luajtur 3 ndeshjet e para të këtij edicioni të Champions, surpriza e madhe është Aston Villa e cila udhëheq me 9 pikë, teksa ka shënuar 6 gola dhe nuk ka pësuar asnjë.