El Clasico e parë e këtij sezoni luhet në gusht por jo në fushën e lojës. Reali i Madridit nuk e ka mbyllur ende merkaton e kësaj vere pasi presidenti Florentino Perez kërkon edhe një tjetër goditje të madhe pas asaj të Hazard për të kompletuar skuadrën për sezonin e ri dhe për të rivalizuar denjësisht Barçën në garën për titull.
Reali ka hyrë mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain për të tentuar kalimin e Neymar në Santiago Bernabeu me një ofertë vërtetë të çmendur. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Los Blancos i kanë ofruar brazilianit një pagë vjetore prej 40 milionë eurosh në sezon. Neymar preferon Barçën por për t’u larguar nga Parisi ai nuk do t’i thoshte jo as kalimit te Reali.
Megjithatë mbetet për t’u parë se cila do të jetë oferta që klubi merengues do të bëjë në drejtim të PSG për kartonin e futbollistit.