Reali i Madridit nuk heq dorë nga Christian Eriksen, madje ka gjetur edhe mënyrën për të mbërritur te mesfushori danez. Drejtuesit e klubit “merengues” synojnë të përfshijnë në bisedimet me homologët e Tottenhamin kartonin e James Rodriguezit, që është i huazuar te Bayerni i Mynihut.
Më emërimin e trajnerit Niko Kovac, mesfushori kolumbian nuk po aktivizohet në vazhdimësi, me mediet angleze që e kanë afruar te Arsenali, si zëvendësues i Mesut Ozil. Por “AS” nga ana tjetër ngre hipotezën e përfshirjes edhe të Jamesit në bisedimet për Eriksen, i cili është i lidhur me Spurs-at deri në vitin 2020.
Në rast se nuk rinovon kontratën, Tottenhami do të jetë i detyruar për ta shitur. Për ta ulur çmimin, Reali ka programuar të shtojë në ofertë edhe Jamesin.