Real Madrid ka arritur të gjejë fitoren e parë në këtë sezon të Champions League dhe këtë e ka bërë në Stamboll, ndaj Gallatasarajit.
Toni Kroos ishte autori i golit të vetëm për madrilenët, të cilët me këtë triumf shumë të rëndësishëm kapin vendin e dytë në grup, duke lënë pas humbjen ndaj PSG dhe barazimin ndaj Club Brugge.
Në ndeshjen tjetër të grupit A, PSG shkatërroi 5-0 belgët e Brugge, me 3 gola të Mbappe dhe dy gola të Icardit.
Ndërkohë, Juventusi fitoi 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës. Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh në pjesën e parë dhe arritën të përmbysnin falë dy golave të argjentinasit Dybala (’77 dhe ’79). Juventusi kryeson grupin D me 7 pikë, po aq sa Atletico Madrid.
Në ndeshjet e tjera, Manchester City shkatërroi 5-1 Atalantën, Bayern Munchen fitoi 3-2 në Greqi ndaj Olympiacos, ndërsa Tottenham fitoi thellë 5-0 ndaj Crvena Zvezdës.