Kryesore Rebelimi i artistëve/ Ndrenika: Po bëhen kulla, kisha e xhamira, pse nuk...

Rebelimi i artistëve/ Ndrenika: Po bëhen kulla, kisha e xhamira, pse nuk bëhet Teatri Kombëtar?

Robert Ndrenika, Genc Fuga dhe Altin Basha bëhen bashkë për të bllokuar nismat e Mirela Kumbaros.

Atyre u janë bashkuar edhe shumë aktorë të tjerë.

Thelbi?

Për të ndaluar zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’ dhe ndalimin e projektligjit të Artit dhe Kulturës.

Plot shumë vite më parë edhe Partia e Punës thoshte do bëj një teatër. Ky teatër nuk u bë. Edhe këto vite është folur do bëhet një teatër dhe prapë nuk ka patur pikë transparence!

Teatri ekzistues sonë është pronë e jona, e juaja dhe e ish-të vjetërve. Kjo pronë është vjedhur pjesërisht. Si është vjedhur? Ajo Torre Drini ka ardhur në rrëzë të skenës, siç e dini, duhet të mbante distancë 7 metër.

Ose të gjithë ato dyqanet pas janë pronë e teatrit, dhe gjithë këto vite kërkohet që dyqanet të bëhen kulla.

Pra vazhdon një vjedhje hapur!

Teatri bëhet 1 herë në 500 vjet. Nuk mendohet që Shqipëria do rrijë pa aktorë!

 Këtu po bëhen xhamira, kisha, s’po bëhet një teatër! Pra i takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër.

Turbinën vajta e pashë, ajo ishte qesharake, për teatër ajo nuk bën, ajo është për ndonjë fushatë elektorale.

Prandaj ajo fjala që i kam thënë asaj ministreshës që do shtrihem paska qenë me vend”, tha në mbledhjen e artistëve aktori Ndrenika.