Nuk ka histori në garën e parë të sezonit të ri të Formula 1, teksa motorët e skuderive pjesëmarrëse u ndezën në pistën e Sakhir, në Bahrein.
Kampionët e Red Bull e kanë nisur sezonin 2024 aty ku e lanë në 2023, me Max Verstappen që ka demonstruar superioritetin në asfalt, duke u arratisur menjëherë nga rivalët.
Kampioni holandez nuk shkëlqeu i vetëm pasi shoku i tij i skuadrës Sergio Perez fitoi brenda pak kthesash pozicionin e dytë, të cilin e ruajti deri në fund të garës.
Në krahun tjetër, gota duhet thënë se ishte gjysmë plot e gjysmë bosh për Ferrarin, pavarësisht pritshmërive të larta të kokëkuqes italine.
Carlos Sainz kap vendin e tretë të podiumit me një pjesë të parë agresive të garës dhe disa parakalime në dëm të shokut të skuadrës Charles Leclerc, i cili vetëm në fund rimburson një performancë të komprometuar nga një problem i bilancit të frenave në SF-24 e tij, duke rrëmbyer vendin e katërt.
Pas tij u rendit George Russell. Gjysma e dytë e dhjetëshes së parë u plotësua nga Lando Norris, Lewis Hamilton, Oscar Piastri, Fernando Alonso dhe Lance Stroll.