Tashmë prej një muaji, qenushja Reeny pret rikthimin e zonjës së saj në pragun e shtëpisë. Një Hachiko moderne, si qeni Akita në Japoni që u bë i famshëm nga filmi i vitit 2009 me protagonist Richard Geere, ndan jo vetëm racën, por edhe fatin. E pandashmja Tetiana, për fat të keq nuk do të vijë. Ka ndodhur në Makariv, teatër i vdekjes dhe i shkatërrimit i barabartë me fqinjen Bucha, që janë mes qyteteve të rajonit të Kievit të braktisur nga forcat ruse në fillim të prillit. Dhe në këto ditë po bëhet llogaria e dëmeve.
Historinë e trishtë e tregon Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky dhe bashkëthemelues i “Ukrainian Institute for the Future”. Me aq sa lexohet në rrjetet e tij sociale, gruaja është përdhunuar dhe vrarë nga një ushtar rus i milicive çeçene të Ramzan Kadyrov 16 marsin e kaluar. Dhe që atëherë Reeny, që është 9 vjeç dhe është “shumë e sëmurë” nuk ka pushuar kurrë së shpresuari se do ta rishikojë.
Pas largimit të rusëve, për të janë kujdesur fqinjët, por e kanë pasur të pamundur ta largojnë nga porta e shtëpisë. Një vend aspak i sigurt, sepse garazhi është “akoma i minuar”. Edhe për shkak të kushteve gjithnjë e më të këqija shëndetësore të kafshës duhej gjendur një zgjidhje. Fatmirësisht, siç bëri të ditur të hënën në Twitter Gerashchenko, disa të afërm të Tetiana janë kontaktuar dhe janë treguar të gatshëm ta adoptojnë Reeny-n.
Thank you all🙏. It was my friend who knew Tetiana. This dog was like a child for her. Some people tried to take her away, but this is not possible. Reeny is very sick and does not want to leave the house, epilepsy begins. The neighbors have united and feed Reeny.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) April 10, 2022
Duket e vështirë që qenushja ta harrojë pronaren e saj, por tani është koha për të ndryshuar faqe: e pret një familje e re. Ndërsa Tetiana duket se është “varrosur në oborrin e së njëjtës shtëpi” ku u vra dhe do të ishte e para që do të gëzohej.