Kulturë Reflektimi i Ramës: Do rindërtojmë Teatrin e vjetër siç ka qenë, por...

Reflektimi i Ramës: Do rindërtojmë Teatrin e vjetër siç ka qenë, por diku tjetër

Kryeministri Edi Rama premtoi rindërtimin nga e para të godinës së shembur të Teatrit Kombëtar, siç ka qenë, por në tjetër vend, i ngacmuar dhe nga ndjesi  reflektimi të këtyre ditëve, siç tha gjatë një fjalimi në parlament.

“Godina e Teatrit kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por bastard i një marrëdhënie mes autorit dhe autores, që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin e mbjellë në parqet e Tiranës.

Ishte vepër e mbretërisë, po, u nis, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as nga të gjitha ekspertizat si e denjë për t’u futur në listën e monumenteve.

Kam një lajm të mirë por nuk do ua jap të plotë: Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, se këta as duan ta dinë për godinën, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi, për një mungesë apo lëndim.

Ne do ta marrim projektin origjinal motamo dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe artistëve politikanë atje, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, dhe do ta kemi mes nesh, jo atyre dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin te ajo godina.

Do të shkojnë vetëm fëmijët, mësuesit e tyre për t’u mësuar, vizitimin, aktrimin, muzikën dhe për t’u treguar se çfarë ka qenë Tirana më par”, tha Rama.

Ai, duke qëndruar te e tija për prishjen e së vjetrës dhe ndërtimin e një të reje, shpjegoi tipologjinë politike që e karakterizon.

“Dikush më çoi një mesazh dhe më tha ‘si nuk u mërzite 21 vite dhe nuk u ndave derisa e prishe?’.

E pra, përgjigja është e thjeshtë: unë nuk kam ardhur dhe as rri në politikë kap ca të kap, por për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia. 

Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se jam i luftës për bindjet“, theksoi shefi i qeverisë.