Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë. Pra, 92 bashki dhe 6 rajone.
Pas mbledhjes së zhvilluar në Kuvend për konsultimin e Reformës Territoriale u vendos që në draftpropozim e PD-së, afati i fundit për ta dorëzuar është 30 shtatori.
Propozimet e Partisë Demokratike për bashkitë që duhet të shtohen:
Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq
Bashkia e Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz.
Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër
Bashkia Shpirag në qarkun Berat
Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër
Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan
Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë
Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier
Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës
Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë
Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë
Burime nga mbledhja e deputetëve bëjnë me dije se “është lënë ende e hapur mundësia që deputetët të bëjnë sërish propozime ndaj edhe drafti përfundimtar pritet javën që vjen”.