Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u takua sot me deputeten Rudina Hajdari, me të cilën diskutoi për dokumentin e reformës elektorale.
Ambasadorja Kim thotë se diskutoi edhe për rolin e Rudina Hajdarit në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit.
“U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar lidhur me udhëheqjen e saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe vendimin e saj për të mbështetur Reformën Zgjedhore në mënyrë që flamuri i Shqipërisë të përmbushë parakushtet e Bashkimit Europian. E respektoj luftën e saj parimore”, shkruan në Twitter ambasadorja e Shteteve të Bashkuara.
Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare arritën një marrëveshje për reformën zgjedhore gjatë javës së kaluar, pas dy takimeve radhazi në rezidencën e ambasadës së SHBA me ndërmjetësimin e 3 diplomatëve.