Politika Reforma Zgjedhore, PS kërkon rikthimin e opozitës në tryezë: Të mos humbasim...

Reforma Zgjedhore, PS kërkon rikthimin e opozitës në tryezë: Të mos humbasim kohë

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka ftuar opozitën jashtëparlamentare të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në letrën drejtuar Bylykbashit dhe Vasilit, për dijeni edhe të bashkëkryetares tjetër të Komisionit Rudina Hajdari, Gjiknuri propozon që mbledhja e radhës të zhvillohet të enjten ose të premten.

Opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e të së hënës me argumentin e protestës për Teatrin.

Kreu i PD Lulzim Basha tha dje se kthimi i opozitës në Këshillin Politik nuk varet prej tyre, por prej PS.

Letra e Damian Gjiknurit

Te nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili

Nisur nga mungesa e paparashikuar e perfaqesuesve tuaj, (opozites jashteparlamentare), ne mbledhjen e dakordesuar te dates 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit te nje numri ceshtjesh qe kane mbetur pezull per diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes se radhes diten e Enjte ose te Premte (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), ne te njejten vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit ne Pallatin e Kogreseve. Mendoj te vazhdojme me temat qe ishin ne rendin e dites te dates 20 Maj, pra miratimin e kapitujve qe lidhen me kuotat gjinore, periudhen zgjedhore dhe financimin e fushates zgjedhore. Grupi i eksperteve teknik perfshire dhe perfaqesuesit tuaj, kane pergatitur propozime te cilat kerkojne miratimin tone per pikat qe akoma nuk eshte gjetur dakodesi. Puna grupit teknik eshte realiziuar sipas metodologjise se rene dakort ne Grupin Negociator si dhe ne te jane reflektuar edhe opinionet me shkrim te eksperteve te ODIHR dhe Keshillit te Evropes.

Mendoj qe nuk duhet te humbim me kohe pasi data 31 maj, nje date e propozuar nga ju si afati per permbushjen e objektivit te reformes zgjedhore me dakordesi, po afron dhe mbetet shume pak kohe ne dispozicion per te adresuar numrin e ceshtjeve te mprehta qe ne kemi mbi tavolinen e negociatave. Realizimi i reformes zgjedhore eshte nje kusht i rendesishem i integrimit europian, por mbi te gjitha nje premise shume e rendesishme per te gjitha palet politike me qellim realizimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne vend.

Damian Gjiknuri

Bashke-Kryetar i Reformes Zgjedhore dhe perfaqesues i PS