Sali Berisha i quajti “luftë klanesh” refuzimet nga institucionet e drejtësisë për të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
“Për sa u përket këtyre, këto janë një përpjekje për të treguar, janë një luftë klanesh, me të cilat duan të provojnë se janë të pavarur nga Edi Rama”, tha Berisha në një konferencë për mediat. “Por unë nuk marr për bazë këto. Marr për bazë veprimet e tyre antikushtetuese, veprimet e tyre antiligjore me të cilat ato kanë damkosur përfundimisht sistemin e drejtësisë!”.
Ftesën e maxhorancës për të marrë pjesë me ekspertë në këtë komision e refuzoi e para Gjykata Kushtetuese, më pas SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme.