Aktori i njohur hollivudian Bruce Willis ka shkaktuar zemërim mes fansave pasi u përfshi në një episod të pakëndshëm brenda një farmacie në Los Angeles.
65-vjeçari është filmuar pa maskë brenda farmacisë, duke mos zbatuar në këtë mënyrë rregullat e përcaktuara anti-covid.
Klientët që ndodheshin në dyqan nuk e pritën mirë faktin që Bruce Willis nuk mbante maskë në kundërshtim me udhëzimet.
Megjithatë, aktorit hollivudian nuk iu ofrua asnjë shërbim. Atij iu kërkua që të largohej dhe doli nga farmacia pa blerë asgjë.