Mediat ndërkombëtare kanë publikuar, së fundmi, një mesazh audio të komunikimit të ushtarëve ukrainas në një ishull në Detin e Zi dhe një oficeri të Marinës Ruse.
Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, të gjithë ushtarët që mbronin Ishullin e Gjarprit, u vranë dhe do të marrin titullin e “Heroit të Ukrainës”.
Në mesazh, dëgjohet oficeri i marinës ruse tek iu drejtohet ushtarëve ukrainas: “Kjo është një luftanije ushtarake ruse. Iu bëj thirrje të ulni armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen, në të kundërt do të bombardoheni!”.
Por kjo thirrje u refuzua nga ushtarët ukrainas, të cilët u kundërpërgjigjën “Luftanija ruse, ik p…..u!”.