Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 persona të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, 29-vjeçari me iniciale K.M. alias K.B. dhe 28-vjeçari me iniciale A.S. Ky i fundit është aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës për një tentativë vrasje.
Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të 2 të rinjve pas largimit nga karburanti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.