Një grua me probleme të mëparshme shëndetësore, është viktima e parë që shënohet nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.
Sipas burimeve zyrtare, gruaja rreth të 70-ave prej kohësh vuante dhe nga sëmundje të tjera dhe paraqitej shumë shpesh në spital. Ajo u shtrua të mërkurën në Royal Berkshire NHS Trust pasi rezultoi e prekur me virusin e ri.
Deri në këto momente numri i personave të prekur nga koronavirusi në Britani ka arritur në 116, duke u shtuar me 30 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit.
Pak më parë, zëdhënësi i kryeministrit paralajmëroi se ka mundësi që virusi të përhapet në mënyrë domethënëse.
Mjekët shtojnë se viktima nuk ka udhëtuar në vende të tjera dhe dyshohet të jetë infektuar me Covid-19 brenda Britanisë së Madhe.