Edy Reja “luajti” bukur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë, kur gazetarët vendës i kujtuam se do të jetë një Wembley i mbushur në kapacitet të plotë dhe së në një atmosferë të tillë do ta ketë të vështirë skuadra kuqezi të përballojë presionin. Ai u kujtoi anglezëve se si italian pret të ndjekë sukseset e bashkëkombësve të tij, Mancini dhe Capello.
“Wembley është tempulli i futbollit. Jam shumë mik me Fabio Capellon dhe e di çfarë do të thotë të luash në Wembley. Pres një skuadër me karakter. Mancini ka fituar, Capello ka shënuar dhe ka fituar Italia, dhe thuhet se nuk ka dy pa tre, shpresoj që të kem edhe unë sukses. Pres karakterin më të mirë të skuadrës sime përballë Anglisë.”
Me Anglinë është ndeshje edhe prestigji. Mendoni të merrni edhe rezultat pozitiv?
Të gjitha ndeshjet luhen për t’i fituar. E dimë që është ndeshje shumë e vështirë përballë një ekipi të madh jo vetëm individualisht, por edhe si ekip. Shqipëria duhet të bëjë ndeshjen perfekte, jemi këtu që të bëjmë një figurë të mire, pse jo të arrijmë dhe rezultat pozitiv.
Anglia i ka marrë me frikë italianët pas finales së Europianit?
Më bën të qesh. Kam menduar për Mancinin që ka fituar këtu. Shpresoj që të ketë hapur rrugën. Shpresoj që të jemi me fat. Anglia ishte favorite, por Italia e meritoi ta fitonte Europianin, edhe pse në fillim pësoi gol dhe u duk se do të pësonte të tjerë.
Do të jetë një provim pjekuria në një stadium të tillë si Wembley. Southgate e vlerëson shumë punën tuaj …
Vlerën e Anglisë e dimë, por kam kërkuar të punoj në ekuilibrin e skuadrës. Në këtë pikëpamje, kemi punuar mirë. Nuk do të qëndrojmë vetëm në pritje të Anglisë, por edhe të sulmojmë. Dua të zhvillojmë një ndeshje të mirë, me personalitet, shpresoj që futbollistët e mi të mos kenë frikë, të luajnë ashtu siç dinë. Dua të jenë 100 të fokusuar jo vetëm ata që do të luajnë titullarë, por edhe ata të pankinës. Më vjen mirë për vlerësimet e Southgate, sepse realisht kemi zhvilluar eliminatore të mira me ndonjë gabim të vogël si në ndeshjet me Poloninë, ku humbëm, por nuk e kemi thënë fjalën e fundit, edhe pse duket e vështirë.
Cila është gjendja e skuadrës, e Brojës në veçanti? Cilat janë dilemat për formacioni?
Jam mësuar t’ua them futbollistëve se cilët do të luajnë një ditë para ndeshjes. Dyshimet janë gjithmonë. Mund të theksoj se kemi punuar shumë dhe sigurisht do të jetë e vështirë të bëj zgjedhjet, por të jeni të bindur që do të hedh në fushë ekipin më të mirë.
Broja është bashkuar tashmë me ekipin, ka pasur probleme me kaviljen, neser do të shohim nëse do të jetë gati, pasi të vlerësojmë situatën. Mund të them që nuk do të jetë titullar, kjo është e qartë. Shpresoj të jetë në gjendje të luajë.
Pse nuk u stërvitët në Wembley?
Ishte rrugë e gjatë deri në Wembley, kemi bërë këtë zgjedhje në një ambient më afër hotelit.