Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja doli këtë të shtunë në një konferencë për shtyp ku pasi publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar foli për dy ndeshjet e radhës ndaj Francës dhe Islandës. Sfidën ndaj skuadrës ishullore, Reja e cilësoi vendimtare, por trajneri italian u shfaq optimist edhe për takimin ndaj gjelave duke nënvizuar se futbolli ka shumë të papritura dhe se Shqipëria mund të marrë një rezultat pozitiv ndaj Francës. Reja foli edhe për individë që janë dhe nuk janë pjesë e këtij grumbullimi, si Manaj, Kumbulla, Gjasula e Çekiçi.
Skuadra? “Duke kaluar te skuadra ka ndonjë risi se ka emra të rinj që nuk i njihja por ju po, janë lojtarë të rinj që kanë shpërthyer në arenën ndërkombëtare, por unë nuk i njihja”.
Manaj-Gjasula? “Për shembull është Manaj apo Gjasula i cili vitin e kaluar fitoi kampionatin e tani e nisi titullar. Një lojtar me karakteristika që mund të na ndihmojë në mesfushë dhe fizik. Është Binaku që ka qenë më para. Pastaj janë në listë pritje shumë lojtarë, them Seferin që ka shpërthyer në këtë sezon por në krahasim me të tjerët është në këtë moment më
Bare? “Do doja të shihja në ekip Baren, i cili ka qenë përpara me ekipin e tij dhe do ta kemi në vëzhgim me kombëtaren”.
Lojtarët e rinj? “Kemi thirrur shumë lojtarë të rinj në këtë listë. Federata më ka dhënë detyrë të bëjë sa më mirë, por edhe të sjellim lojtarë të rinj. Kemi lojtarë të Shpresave që kanë qenë më përpara. Jemi të fokusuar në dy ndeshjet me Islandën dhe Francën, por do të kujdesem edhe për lojtarët e rinj”.
Çekiçi? “Është një lojtar që po e ndjekim se ka shënuar dhe ka rendiment. Në këtë moment unë kam thirrur lojtarë që unë i njoh. Atë nuk e njoh shumë mirë. Kam përzgjedhur lojtarë për t’i vlerësuar edhe nga ana fizike për t’u përballur me skuadra si Franca dhe Islanda , por do të thërrasim edhe lojtarë të rinj”.
Pritshmëritë? “Luajmë kundër një ekipi me futbollistë të mëdhenj. Ne shkojmë për të vendosur në vështirësi Francën dhe duam të bëjmë paraqitje të mira. Ne mund të përsërisim paraqitjet e mira me Francën. Shpresoj të marrim, dhe rezultat me kampionët e botës. Në ndeshjen ndaj Islandës luajtëm shumë mirë, patëm rënie ndaj Moldavisë dhe tani duhet të rikthehemi me paraqitje të mira”.
Deschamps dhe Franca? “Francën e njohim, por nuk e di me çfarë sistemi do të luajnë. E dimë se janë shumë më të fortë se ne, por duhet të bëjmë paraqitje të mirë dhe t’i vendosim në vështirësi. Nuk mund ta them se si. Duhet të zbresin në fushë lojtarët më të mirë fizikisht”
Lojtarët dhe merkatoja? “Jam i shqetësuar pak, pasi disa kanë luajtur, disa jo. Disa nuk janë me ekipe, nuk jemi të vetmit, pasi kanë dhe ata disa futbollistë që nuk kanë minuta në këmbë. Më vjen mirë që ai na vlerëson dhe ka thënë se jemi ekip i fortë dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar. Do mundohemi të marrim maksimumin”.
Mungesat e Francës? “Mbappe sigurisht që është lojtar më cilësi. Po atje mjafton të mbyllësh sytë e janë të gjithë të fortë se kanë eksperiencë ndërkombëtare. Ne duhet të shkojmë të bindur por jo të hyjmë në fushë me frikë. Janë ata 11 e ne 11 të luajmë ndeshjen”.
Pikët në këto ndeshje? “Nuk kemi të njëjtat shanse në të dyja ndeshjet. Duhet të dalim me fitore me Islandën dhe të përmirësohemi në renditje. Askush nuk e priste që Turqia të fitonte ndaj Francës, pse mos të marrim dhe ne pikë. Ndaj Islandës nuk duhet të gabojmë se i kemi kundërshtar direkt”.
Qëndrimi i skuadrës? “Më ka pëlqyer qëndrimi i disa lojtarëve që kanë punuar me një motivim të lartë. Dua që djemtë e mi të kenë dhënë 100% të energjive të tyre dhe duhet të punojmë të gjithë në të njëjtën rrymë. De Biazi ka bërë shumë mirë me grupin e tij dhe nuk e di nëse do arrijmë sukseset e atij grupi do të mundohemi të bëjmë dhe ne të njëjtën gjë.
Basha? “Ai ka qenë lojtari i parë që kam njohur, pasi kam shkuar në Greqi për Kaçen dhe Mihajn. Ai ka pasur një disponueshmëri të paparë për të më ndihmuar. Ai e kishte kuptuar gjendjen jo të mirë me Panuçin. Normalisht me moshën që ka, prioritet është familja, duhet të filloj ta shikojë të ardhmen në një mënyrë tjetër, ashtu si unë duhet të punojë me disa lojtarë të rinj. Më ngelet ta falenderoj për ndihmën dhe shpresoj që Federata ta marrë parasysh ndihmën e tij”.