Edoardo Reja e ka të qartë se do ta ketë të vështirë të zgjedhë 11-shen titullare për ndeshjen ndaj Kazakistanit pas paraqitjes së mirë që bënë disa nga lojtarët e stolit në ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës. Në konferencën për shtyp trajneri italian, foli për shumë tema duke prekur edhe problemin e golit, ndërkohë që theksoi se nuk do ta ndryshojë skemën as në këto dy sfida. Në lidhje me kontratën Reja shtoi se do t’i pëlqente të qëndronte gjatë te kuqezinjtë pasi i pëlqen projekti, ndërsa shtoi se nuk e ka zgjedhur Shqipërinë për para.
Ndeshja me Kosovën– “Sigurisht do të ketë vështirësi për formacionin. Unë i ka bërë zgjedhjet e mia me lojtarë që kemi. Kemi grumbulluar Gjasulën, por kemi gati edhe Cikalleshin. Kam nxjerrë disa konkluzione nga miqësorja me Kosovën. Jam i kënaqur nga ajo që treguan debutuesit. Mora sinjalet e duhura, pasi siç e dimë po punojmë edhe për të ardhmen“.
Problemi i golit- “Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje“.
Skema dhe formacioni- “Nuk është aq kollaj të ndryshosh skemën. Kam nisur me këtë skemë dhe kam besim, pasi me ka dhënë rezultat në këto ndeshje. Kam disa lojtarë që kam krijuar besim. Është e rëndësishme të marrim dy fitore në ndeshjet e radhës. Lojtarët janë të motivuar. Pas këtyre dy ndeshjeve do shikojmë për skemën. Unë marr një 20 lojtarë zakonisht. Lojtarët që kam aktivizuar më kanë krijuar një lloj garancie. Kemi marrë rezultate të merituara, por ka pasur edhe raste kur nuk kemi marrë. Doja fitore ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por nuk ia dolëm. Ne mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kmeri luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët e dobëta“.
Kontrata– “Kam një kontratë me Federatën. Dua të vazhdoj, por çdo trajner varet nga rezultatet. Kemi pasur probleme rrugës për shkak të pandemisë m, që na bllokoi. Jemi përpjekur për të bërë maksimumin e rezultateve. Sigurisht një trajner nga rezultatet mund të ketë vështirësi, por unë dua të vazhdoj. Nuk është çështja te paratë, por unë dua të vazhdoj me këtë projekt“.
Mungesat- “Ndaj Kazakistanit do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë prapa. Ata luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Ne mbrojtje kemi alternativa, në mesfushë jemi më ndryshe. Përveç dy ndeshjeve të fundit, ne e kemi pasur të lehtë të shkojmë te goli“.
Presion– “Nuk është problem presioni. Unë mendoj se duhet presioni, pasi pa të është e vështirë t’i vendosësh çunat në fushë. Kam lojtarë me eksperiencë që i njohin këto situata. Më vjen keq për pjesën e tifozëve që nuk do i kemi“.
Sulmuesit ndaj Kosovës– “Baja dhe Seferi bënë një paraqitje shumë të mirë, por janë lojtarë të ndryshëm. Tani kam 4 lojtarë që kanë të njëjtin nivel. Nuk kam vendosur ende për sa i përket sulmit ndeshjen e radhës. Unë i njoh shumë mirë dhe ata e dinë se çfarë kërkoj. Duhet të bëj zgjedhjet e duhura“.