Një i ri është vënë në pranga nga policia në Malësi të Madhe, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se ata mashtronin qytetarët që kërkonin automjete me qira.
Dy personat e përfshirë në këtë vepër kriminale janë nga 29 vjeç, kushërinj. O.K dhe A.K të dy banues në Koplik reklamonin në Instagram se jepnin makina me qira.
Sapo merrnin paratë, ata ndërprisnin komunikimin me klientët duke mos ofruar shërbimin që ishin paguar.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.