Kryesore Rekord infektimesh me COVID, mbi 1700 raste në 24 orë

Rekord infektimesh me COVID, mbi 1700 raste në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë ditës së fundit nga kryerja e 8,105 testimeve kanë rezultuar të infektuar 1,781 persona.

Ky është numri më i lartë i arritur ndonjëherë gjatë një dite të vetme, ndërsa një ditë më parë kishte mbi 1,600 raste.

Nga 1,781 raste të reja, 919 janë në Tiranë. Më pas vijnë 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier dhe 59 në Vlorë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 10,789 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitale po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Ndonëse ka pasur një numër rekord rastesh të reja, në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete. Kjo është hera e parë pas 136 ditësh që nuk ka asnjë viktimë në 24 orë nga coronavirus.

Hera e fundit kur në Shqipëri nuk ka pasur asnjë të vdekur me COVID është data 23 gusht 2021.