Në një ankand online të mbajtur në Belgjikë, një pëllumb me emrin Armando është shitur për një shumë marramendëse prej 1.252.000 euro (1.4 milion dollarë), njoftoi media e belgëve të dielën më çka është bërë shpendi më i shtrenjtë në botë.
Siç bëhet e ditur, pëllumbi postier i moshës pesëvjeçare, njëherësh kampion i shumëfishtë në garat në shtigje të gjata, është blerë nga një kinez, emri i të cilit nuk është zbuluar.
Megjithatë, theksohet se pëllumbi i blerë nuk do të përdoret për gara, por vetëm për qëllime riprodhuese.
Armando ishte pritur të thyej rekordin e mëparshëm prej 376,000 euro (425,000 dollarë) që ishte paguar për një pëllumb që quhej Nadine – por jo me një diferencë kaq të madhe.
“Këtë javë u bë e qartë se Armando do të ishte pëllumbi më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në një ankand online,” shkroi specialisti në faqen e pëllumbave të parajsës (Pipa.be).
Gara e pëllumbave është traditë në Belgjikë, Britani, Francë veriore dhe Holandë, megjithëse është në rënie.
Por, interesimi nga blerësit aziatikë viteve të fundit, duke pasur parasysh praktikën i ka dhënë një gjallëri të re të jetës.