Sipas statistikave të fundit, një burrë anonim nga Anglia theu rekordin – ai e kaloi provimin e patentës në përpjekjen e 158-të.
Është zbuluar se ai ka shpenzuar rreth 3,000 paund në të gjitha testet teorike dhe vetëm tani mund të ulet në timon për pjesën praktike, d.m.th udhëtimin.
Mark Tongue, CEO i Select Car Leasing tha: “Është e vërtetë ajo që shumë thonë se, nëse dështon herën e parë, vazhdo të provosh. Kalimi i provës së drejtimit të automjetit mund të jetë një gjë shumë e vështirë dhe një sfidë e madhe, ndaj dhe dikush ka nevojë për më shumë përpjekje, edhe pse dikujt tjetër i duhet thjesht një. Edhe nëse ke rënë 157 herë, ngre kokën, vazhdo te provosh”.