Temperatura mesatare globale arriti të hënën e 3 korrikut, në rekordin e 17 gradë celsius, për herë të parë në histori.
Kjo temperaturë, sipas kërkuesve amerikane, është rekordi më i ri që nga shekulli i 19, kur nisi të matej temperatura globale.
Po ashtu, edhe qershori, u konfirmua si muaji më i nxehtë në histori. Sa i përket 3 korrikut, që tashmë mban titullin dita më e nxehtë në botë, theu rekordin e mëparshëm prej 16.92 gradë celsius, të regjistruar në gusht të 2016.
SHBA-ja jugperëndimore është përballur me një valë ekstreme të motit të nxehtë në javët e fundit. Temperatura të hënën në Arizona u regjistrua si më e larta për këtë vit.
Kina, si dhe India, regjistruan gjithashtu temperatura ekstremisht të larta gati deri në 47 gradë Celsius. Në Afrikën Veriore, temperaturat iu afruan 50 gradë Celsius. Madje edhe Antarktida, aktualisht në dimër, regjistroi temperatura jashtëzakonisht të larta.
Shkencëtarët besojnë se një kombinim i një ngjarjeje natyrore të motit të njohur si “El Niño” dhe emetimet e vazhdueshme të dioksidit të karbonit nga njerëzimi po nxisin nxehtësinë.
Muaji i kaluar gjithashtu është konfirmuar si Qershori më i ngrohtë në botë i regjistruar ndonjëherë. Ekspertët janë shprehur se më shumë rekorde do të thyhen, ndërsa vera vazhdon dhe “El Niño” fiton forcë. Shanset janë që korriku do të jetë muaji më i nxehtë së bashku me gushtin.