Sonda hapësinore e NASA-s që i dhuroi botës foto e para të bëra nga afër të planetit Pluton, “New Horizon”, arriti dje trupin qiellor më të largët të eksploruar ndonjëherë nga njeriu.
Një objekt i mbuluar nga akulli në Fashën e Kuiper që quhet ndryshe “Ultima Thule”, që ndodhet 6,4 miliardë kilometra nga Toka.
Sonda “New Horizon” arriti deri në 3 500 kilometra pranë “Ultima Thule” dhe filloi të vëzhgojë objektin e mistershëm qiellor nëpërmjet obiektivëve të saj të fuqishëm.
Imazhet e para bardhë e zi, pritet të mbërrijnë sot, por planet e para me ngjyra të shumë pritura mund të vijnë nesër ose të enjten.
“Kemi vendosur një rekord. Një mjet hapësinor nuk ka eksploruar kurrë më parë diçka kaq të largët nga ne”, komentoi drejtori i këtij projekti, Alan Stern, i “Southwest Research Institute”.