Aktualitet Rekordi pozitiv: 227 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit...

Rekordi pozitiv: 227 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë janë shëruar nga COVID-19. Ndërkohë një ditë më parë 75 qytetarë që ishin pozitivë me koronavirus u shëruan.

Numri e të shëruarve ka vajtur në 5 441 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme dhe niveli i përhapjes së infektimi është i njëjtë me një javë më parë. Mesatarja javore e rasteve të reja për javën 35 është 153 raste/javë.